Sport
“Gjuha shqipe më e vështira në botë” – Sylvinho iu tregon brazilianëve për kombëtaren kuqezi dhe jetën në Shqipëri
Demokracia
10:15 | 25 Shkurt 2023

Share:

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka dhënë së fundmi një intervistë speciale për median e njohur braziliane “Estadao”, ku u ka zbuluar bashkëkombësve të tij Kombëtaren kuqezi, dhe ambiciet e qarta për t’u kualifikuar në “Euro 2024”.

Ndër të tjera tekniku 48-vjeçar që zëvendësoi Rejën, e ka cilësuar gjuhën shqipe si një nga më të vështirat në botë.

Në rrëfimin e tij Sylvinho është shfaqur tepër optimist, teksa tregon se ka mbetur i kënaqur edhe nga lojtarët që aktivizohen në kampionatin shqiptar.

PRONONCIMI I SYLVINHOS PËR MEDIAN BRAZILIANE “ESTADAO”:

”Kur pranova ofertën e Shqipërisë, e dija mjaft mirë që synimi i tyre ishte një trajner i huaj. Qëllimi kryesor është të kualifikohemi në “Euro 2024”.

Kam udhëtuar në vitet e fundit qoftë në Brazil, Japoni, Australi apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. M’u deshën pesë vite për përfundimin e kursit të UEFA-s.

Kam humbur pushime të rëndësishme. Ne, brazilianët, jemi trajnerë të mirë, që dimë të punojmë, jemi premtues dhe pa dyshim duam kohën tonë. Unë jam i lumtur që jam mes tyre.

Gjuha shqipe është një nga më të vështirat e botës. Ndryshe nga sa thonë njerëzit, puna këtu në Shqipëri nuk mungon.

Merremi me shumë analiza, përmbledhje, klipe lojtarësh nga 90 minuta prej secilit prej 30 futbollistëve të mundshëm që do të thirren.

Së paku, shtatë futbollistë do të thirren nga Serie A. Nga tri udhëtimet e rëndësishme, dy ishin drejt Italisë. Të tjerët luajnë në Angli, Spanjë, Turqi dhe Greqi.

Unë ndjek dhe kampionatin vendas teksa kemi vënë re 2-3 futbollistë të rinj me shumë talent për të qenë pjesa jonë.

Do të jem i drejtpërdrejtë me ju, kam besim se mund të kualifikohemi në Evropian pasi grupi është vërtetë i balancuar”, deklaroi Silvinjo, i cili në 5 mars do të publikojë listën e lojtarëve që do të jenë të grumbulluar për sfidat e para eliminatore./PanoramaSport/

Të ngjashme