Lajme
Gjuajtën me armë afër xhamisë për Bajram, Policia arreston dy persona dhe sekuestron tri armë në Marec
Demokracia
20:41 | 15 Korrik 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar dy person dhe ka sekuestruar tri armë në fshatin Marec të Prishtinës.

Në njoftimin e policisë thuhet se dy person janë arrestuar pasi që Ditën e Bajramit në afërsi të xhamisë kanë gjuajtur me armë zjarri, përcjell Demokracia.com.

“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot hetuesit e stacionit policor veriu, kanë arrestuar dy persona për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm si dhe kanë gjet dhe sekuestruar :  -një pushkë automatike AK47 dhe -dy revole me gas”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen dy persona për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, sekuestrohen tri armë

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.

Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot hetuesit e stacionit policor veriu, kanë arrestuar dy persona për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm si dhe kanë gjetë dhe sekuestruar :

-një pushkë automatike AK47 dhe

-dy revole me gas.

Rasti ka ndodhë me datën 09.07.2022 në afërsi të xhamisë në fshatin Marevc të Prishtinës.

Personat e dyshuar:

1.       B.Z mashkul 21vjeç dhe

2.       A.L mashkull 19 vjeç,

janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

VIDEO| Pasi falet Kurban Bajrami, në fshatin Marec festojnë me kallash

Të ngjashme