Lajme
Gjobitet me 500 euro, në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 122 km/h
Demokracia
10:45 | 10 Qershor 2023

Share:

Është dënuar me 500 euro një 22 vjeçar në Ferizaj, pasi që i njëjti në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 122 km/h.

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, njofton se dje rreth orës 14:10 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar shoferin N.A (M/K) i moshës 22 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 122 km/h.

“Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, në njoftim thuhet se,  me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të ngjashme