Lajme
Gjermania do të heqë një nga masat e fundit anti-COVID
Demokracia
18:36 | 13 Janar 2023

Share:

Gjermania së shpejti do të heqë obligimin e mbajtjes së maskave në trenat dhe autobusët në distanca të gjata, një nga kufizimet e fundit të mbetura të vendit për COVID-19, bëri të ditur të premten ministri gjerman i Shëndetësisë.

Mandati do të hiqet më 2 shkurt, njoftoi në Berlin ,inistri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, raportoi Associated Press.

Vende të tjera evropiane tashmë kanë hequr mandatet e maskave në transportin publik dhe javët e fundit Lauterbach u përball me presion në rritje për të ndjekur shembullin. Maskat mbeten të detyrueshme në praktikat e mjekëve, ndërsa maskat dhe testet negative kërkohen ende për të hyrë në spitale dhe shtëpi pleqsh.

Rregullat për transportin lokal janë një çështje e 16 qeverive të shteteve të Gjermanisë dhe një numër në rritje po heqin mandatet e tyre të maskave. Disa gjithashtu kanë hequr rregullat që kërkojnë që njerëzit e infektuar të izolohen në shtëpi.

Rregullat e transportit në distanca të gjata ishin planifikuar të përfundonin më 7 prill, megjithëse legjislacioni lejon që ato të pezullohen më herët nëse situata është më e mirë se sa pritej.

Të ngjashme