Lajme
Gjenden pa shenja jete dy burra në Podujevë dhe Novobërdë
Demokracia
09:35 | 14 Dhjetor 2022

Share:

Policia njofton për gjetjen e dy burrave pa shenja jete gjatë së martës. Njëri rast ka ndodhur në Podujevë e tjetri në Novobërdë.

Rastet janë hapur si “hetim i vdekjes”.

Në Podujevë mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull, i njëjti është gjetur pa shenja jete në kamp-shtëpizën e tij.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa në Pasjak të Novobërdës nga gardianët e burgut në Pasjak është informuar se gjatë vizitës në dhomën e tij është gjetur viktima mashkull kosovar.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme