ShowBiz
Getinjo ‘thumbon’ Loredanën pas lidhjes së re me Karim Adeyemin?
Demokracia
16:00 | 10 Korrik 2023

Share:

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ka pak ditë që ka konfirmuar lidhjen e saj të re.

Ajo është në një romancë me futbollistin e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, me të cilin ka publikuar tashmë disa fotografi të përbashkëta në rrjetet sociale.

Megjithatë, kjo romancë e shumëpërfolur tashmë në media, nuk ka kaluar pa u komentuar me thumba edhe nga familja e ish-burrit të saj.

Më saktësisht, ka qenë ish-kunati i saj, reperi Getinjo, ai i cili përmes një komenti të bërë në një fotografi të vëllait të tij Mozzik, ka thënë mes rreshtave disa fjalë thumbuese për Loredanën.

Mozzik ishte ai që kishte publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shfaqej mjaft i lumtur ndërsa ishte ulur në një bar.

Ndërkohë vëllai i tij, Getinjo i ka komentuar duke shkruar: “Kurrë s’e lë pa e ndreq punën me të shti në Bayern me luajt”.

Sigurisht që një koment i tillë ka bërë që ai të pranojë shumë reagime qesharake prej përdoruesve, përfshirë edhe vet Mozzikut.

Mozzik dhe Loredana përndryshe janë prindër të një vajze të quajtur Hana, e cila e ndan kohën mes dy prindërve të saj.

Të ngjashme