ShowBiz
Getinjo për vrasjen e 18 vjeçarit: Nuk zgjidhen gjërat me shkrime e komente oj shoqëri, dënimi duhet të ekzistoj
Demokracia
23:01 | 21 Janar 2024

Share:

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ka reaguar pas vrasjes së të riut Lulzim Fejzullahu nga dy bashkëmoshatarë të tij.

Në një shkrim në Facebook, artisti tha se njerëzit janë bërë të bezdisshëm duke komentuar nëpër rrjete sociale, por që raste të tilla duhet dënuar.

Ai tutje shton se çdo ditë dëgjon raste të këtij lloji, teksa i shpreh ngushëllime familjes së 18 vjeçarit.

Postimi i plotë i Getinjos (pa ndërhyrje):

“Edhe sa vjet o jarana eh shoqe kan me na shku tu postu neper facebook saher te ndodh najsen e tmerrshme?

Amo jena bo bajat bre tu filozofu neper facebook,athu a pe bojm per vemendje a qysh? Nuk zgjidhen senet me shkrime edhe komente oj shoqni.Duhet denimi me egzistu!

Neve duhet me naj kall kryt denim nese don me na mush mend.Jam lodh me ksi raste bre kaja nanen,jena lodh si popull tu vajtu neper rrjete sociale!!!

Njerezit po vdesin,po vjedhen,po torturohen,po dhunohen nonstop ashiqare! SHTETI ose KANUNI ? Per momentin veq KANUNI! Naten e mire. Ngushllime familjes Fejzullahu, zoti ju forcofte”. 

Të ngjashme