ShowBiz
“Gërhima e Luizit më duket si simfonia e Bethovenit”, Kiara vihet në siklet kur i transmetohet imitimi që po ia bëjnë në “Portokalli”
Demokracia
20:21 | 10 Prill 2023

Share:

Vëllai i madh iu ka dhënë banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP Albania një sfidë në pishinë.

Banorët që ia dolën mbanë ta kalonin sfidën iu dha si benefit, mundësia për të parë një skeç të programit humoristik “Portokalli”.

Bëhet fjalë për skeçin ku aktorët e “Portokalli” imitojnë disa nga personazhet më të spikatur të Big Brother VIP Albania.

E teksa u janë transmetuar këto pamje, banorët kanë qeshur me të madhe për mënyrën se si janë imituar në “Portokalli”.

Por më në siklet nga të gjithë u vu Kiara Tito, e cila në këtë skeç paraqitet se person që ka ndryshuar qëndrim ndaj Luizit, duke parë famën e madhe që ka krijuar nga jashtë.

Në një moment, ajo nga turp mbyll sytë ndërsa Luizi vazhdon duke qeshur bashkë me banorët e tjerë.

Të ngjashme