Lajme
Gazeta britanike, “The Guardian”: Serbia e Vuçiqit është kali i Trojës i Putinit në Ballkanin Perëndimor
Demokracia
19:15 | 22 Mars 2022

Share:

Gazeta britanike “TheGuardian”, bëri të ditur se paqja në Ballkan sërish është rrezikuar dhe se qeveritë e Bashkimit Evropian duhet t’i kundërvihen qeverisë serbe sa nuk është tepër vonë.

Në analizën e situatës në Evropë përmendet edhe Serbia e Aleksandër Vuçiqit si “kali i Trojës së Putinit”.

Në tekst, ndër të tjera, thuhet se Britania e Madhe duhet të afrohet më shumë me komunitetin politik evropian pas BREXIT-it.

“Por mbrojtja më e fortë nga Rusia do të thotë gjithashtu se kuajt e Trojës së Putinit, si Hungaria e Viktor Orbanit dhe Serbia e Aleksandar Vuçiqit, duhet të kundërshtohen më me vendosmëri. Kjo ngre pikëpyetje në radhë të parë për zbatimin e obligimeve themelore ligjore të anëtarësimit të Hungarisë në BE dhe statusin e mëtutjeshëm të Serbisë, si vend kandidat për anëtarësim në BE”, thuhet në tekst, transmeton Telegrafi.

Ai i referohet edhe situatës në Evropë, lidhjeve mes Britanisë së Madhe dhe BE-së, Ballkanit Perëndimor.

Autor të analizës janë Daniel Conn – Bendit, i cili drejton të Gjelbrit në Parlamentin Evropian, Timothy Garton Ash, profesor i studimeve evropiane në Oksford, Ireneusz Pavel Karolevski, profesor i teorisë politike dhe demokracisë në Universitetin e Leipzig, dhe politikani Klaus Legevi.

Të ngjashme