Sport
Futbollisti japonez ia thyen rekordin vetes, luan një lojë profesionale në moshën 55-vjeçare e 225 ditë
Demokracia
16:46 | 12 Tetor 2022

Share:

Legjenda japoneze Kazuyoshi Miura ka thyer rekordin e tij botëror si futbollisti më i vjetër që ka luajtur një lojë profesionale, në moshën mbi 55-vjeçare.

Miura që është në moshën 55-vjeçare e 225 ditë, ia theu vetes së tij rekordin për futbollistin më të vjetër që luan në futboll, transmeton Demokracia.com.


Futbollisti japonez hyri në lojë në minutën e 76-të të lojës për Suzuka Point Getters në fitoren 1:0 ndaj Ciacao Shinjuku të dielën e kaluar.

Miura rekordin paraprak e kishte kur luajti disa minuta në marsin e vitit 2021 si 54 vjeçar e 12 ditë./Demokracia.com/

Të ngjashme