Sport
FSHF-ja vazhdon të hesht ndaj fyerjeve skandaloze të trajnerit të Serbisë dhe tifozëve serbë kundër shqiptarëve!
Demokracia
13:23 | 05 Dhjetor 2022

Share:

Reagimet për fyerjet e trajnerit të Serbisë, Dragan Stojkoviqit dhe tifozëve serbë drejtuar shqiptarëve në ndeshjen Zvicër – Serbi kishte edhe në vendet e rajonit dhe jo vetëm, shkruan Demokracia.com.

Madje, edhe mediumi i madh britanik “The Guardian” i kishte kushtuar një artikull fyerjeve të serbëve ndaj popullit shqiptar, duke i akuzuar serbët për slogane fashiste dhe thirrjet e tyre për vrasjen e shqiptarëve gjatë ndeshjes me Zvicrën.

Federata e Futbollit të Kosovës të dielën reagoi duke dërguar ankesë në FIFA për veprimet nacionaliste të Serbisë dhe tifozëve serbë kundër shqiptarëve.

“FFK ka parashtruar ankesë me dëshmitë e nevojshme në FIFA edhe për këtë rast, pak ditë pas ankesës lidhur me shfaqjen e pankartës në zhveshtoren e Përfaqësueses së Serbisë, me hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb dhe me mbishkrimin “S’ka dorëzim”, thuhej ndër tjerash në reagimin e FFK-së.

FFK reagon në FIFA ndaj fyerjeve dhe thirrjeve raciste të trajnerit e tifozëve serbë

Megjithatë, kur kanë kaluar thuajse tri ditë nga ajo përballje e Kupës së Botës, Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon të heshtë.

Deri më tani asnjë reagim apo ankesë nuk është drejtuar nga FSHF-ja, të paktën deri në këtë moment nuk është njoftuar në uebsajtin e Federatës Shqiptare, shkruan Demokracia.com.

Dragan Stojkoviq, trajneri i Serbisë pas golit të dytë të Serbisë u pa qartë në pamjet televizive teksa fyente shqiptarët.

Ndryshe, Zvicra triumfoi 2:3 ndaj Serbisë me Xherdan Shaqirin që realizoi golin e parë./Demokracia.com/

Të ngjashme