Sport
Franca për herë të dytë rresht në finale të Botërorit – merr fund rrugëtimi përrallor i Marokut
Demokracia
21:54 | 14 Dhjetor 2022

Share:

Kombëtarja e Francës është kualifikuar në finale të Kupës së Botës për herë të dytë rresht, duke triumfuar në gjysmëfinale kundër Marokut, shkruan Demokracia.com.

“Gjelat” triumfuan me rezultat të pastër 2:0 ndaj marokenëve, me nga një gol për secilën pjesë.

Baraspesha në rezultat u ndryshoi vetëm pas pesë minutave lojë kur Theo Hernandez realizoi nga afërsia. Pas këtij goli, rastet nuk munguan nga dyja ekipet kombëtare, megjithatë pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të francezëve.

E në pjesën e dytë, i sapoinkuadruari Kolo Muani realizoi golin e dytë dhe të fundit në minutën e 80-të.

Franca në finalen e madhe të 18 dhjetorit do të ballafaqohet me Argjentinën e Lionel Messit.

Maroku dhe Kroacia do të përballen në ndeshjen për vendin e tretë në Kampionatin Botëror./Demokracia.com/

Të ngjashme