Arte
Fotografi i njohur botëror publikon dhe lavdëron bukurinë dhe ruajtjen e traditës së arbëreshërve
Demokracia
15:54 | 19 Qershor 2021

Share:

Fotografi i njohur Mario Testiono ka publikuar një foto të një gruaje me kostume arbëreshe, të cilën e ka ndërlidhur edhe me një përshkrim të shkurtër në të cilin tregon më shumë për këtë shqiptarë që emigruan në Sicili.

Fotografia është titulluar “Eleganca e gruas arbëreshe” dhe ai ka treguar më shumë edhe për origjinën e tij dhe për mënyrën se si ruajtja e traditave edhe nga një vend i largët është një formë e lidhjes me identitetin, shkruan Demokracia.com

“Vitin e kaluar, e kisha mundësinë të bëj set fotografik me Arbëreshët, të cilët janë një komunitet me prejardhje shqiptare që jetojnë në Sicili. Ata erdhën shekuj më parë dhe u bënë pjesë e Italisëm mirëpo kurrë nuk i harruan traditat e tyre dhe lidhjen me vendlindjen”.

“Takimi me ta ishte një përvojë e jashtëzakoshme për mua dhe më kujtoi si peruvian që jam, se të jesh larg vendlindjes nuk do të thotë të humbësh identitetin”, ka shkruar ai./Demokracia.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MARIO TESTINO (@mariotestino)

Të ngjashme