Lajme
Flamuri amerikan në gjysmështizë në ditën e zisë në Kosovë | Hovenier: Urgjencë parandalimi i vrasjes dhe dhunës ndaj grave
Demokracia
13:25 | 17 Prill 2024

Share:

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se rastet e fundit të vrasjeve, si dhe ato të dhunës në familje nënvizojnë nevojën urgjente për më shumë punë për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave.

Hovenier ka thënë se Ambasada ka ulur flamurin në gjysmështizë në Ditën Kombëtare të Zisë për të nderuar dhe kujtuar viktimat e femicidit dhe të gjitha gratë kosovare që janë viktima të dhunës në familje.

“Sot, ne qëndrojmë me popullin e Kosovës në Ditën Kombëtare të Zisë, duke nderuar dhe kujtuar viktimat e femicidit dhe të gjitha gratë kosovare që janë viktima të dhunës në familje. Vrasjet dhe aktet e fundit e dhunës në familje nënvizojnë nevojën urgjente për të bërë më shumë për të trajtuar dhe parandaluar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Ne duhet të përpiqemi të ndërtojmë shoqëri ku çdo individ mund të jetojë pa frikë dhe pa u lënduar”, ka shkruar Hovenier.

Të ngjashme