ShowBiz
Fitorja historike e Leverkusenit me Xhakën, gruaja e këtij të fundit publikon imazhe pas përfundimit të ndeshjes
Demokracia
09:21 | 16 Prill 2024

Share:

Leverkuseni i Granit Xhakës hyri në histori duke fituar për herë të parë titullin e Bundesligës në historinë e tyre 120-vjeçare.

E përkrah futbollistit shqiptar në këtë ditë historike nuk kishte se si të mungonte gruaja e tij, Leonita, e cila përcolli ndeshjen nga tribunat e stadiumit së bashku me dy vajzat e tyre.

Së fundmi, ajo publikoi një sërë imazhesh në Instagram, të cilat ishin shkrepur së bashku me Granit Xhakën pas përfundimit të ndeshjes.

“Shumë krenare për ty”, shkroi Leonita në postimin e saj.

Përkrah tyre, ishin edhe afërmit e tjerë të familjes së tyre.

Kjo ishte një ditë historike, duke qenë se Leverkuseni për herë të parë fitoi titullin gjerman, ndeshja përfundoi me rezultat 5:0.

Në fushë shkëlqeu edhe futbollisti Xhaka i cili shënoi një gol fantastik prej 30 metrave distancë.

Të ngjashme