Arte
Filmi për të cilin po flasin të gjithë: Pse ‘Shiva Baby’ është filmi që duhet të shihni patjetër
Demokracia
16:38 | 09 Prill 2021

Share:

Shiva Baby është një histori universale e kërkimit dhe e (mos)gjetjes së vetes, që duket sikur e karakterizon gjeneratën e quajtur Gen Z.

Në kaosin dhe ankthin që e përcjell të gjithë filmin ka një shije të hollë dhe skalitje gjer në detaje të situatave, njëra më e ankthshme se tjetra që të jep gjatë gjithë kohës ndjenjën sikur ajri po pakësohet dhe muret po ngushtohen, transmeton Demokracia.com

Edhe pse ngjarja është e vendosur në funeralin e një familjari të një vajze moderne hebreje, historia përkon me makthet personale të çdokujt që përfundon në ferrin e mbledhive familjare, të kushërinjëve bezdisës që duan të zhbirojnë jetën tuaj personale, deri te prindërit dhe sikleti i tyre për të dalë mirë, që në fakt i bën të duken edhe më keq. E krejt kësaj shtojani edhe një ex me të cilin ende nuk i keni keni sqaruar gjërat dhe një sugar daddy, të cilët marrin pjesë në të njejtin funeral duke u bërë kështu personazhet e dramës të cilën e kalon Daniela në një odiseadë turpërimesh e situatash të sikletshme..

Kjo është pjesa kyqe e historisë me të cilën na përballë Shiva Baby që në fillimin e filmit, përcjell Demokracia.com

Filmi që nga fillimi të bën të mendosh se situatat poshtëruese me të cilat përballet Daniela, personazhi kryesor, nuk ka ku të shkojnë më keq, por pas secilës situatë, e kaluara duket asgjë në krahasim me tmerrin aktual që është duke përjetuar.

Skenaristi dhe regjisori i filmit Seligman arrin të nxejë këto situate ngadalë dhe me sasinë e duhur, deri në fund kur ato marrin valë e fundit dhe kulminante duke bërë që rezultati përfundimtar të jetë një komedi e dhimbshme deri në skutat më të fshehta të shpirtit.

Kontrasti mes jetës personale të Danielle, e cila është ende në zbulim të vetes dhe të katrahurave të shkaktuara nga personaliteti i saj kaotik, bie në kundërshtim me pritjet e komunitetit familjar të saj. Secila dhomë në të cilën ajo tenton të ikën, duket sikur e pret një situatë më e keqe se e kaluara, secili kushëri që takon e pret me një gjykim më të rëndë për jetën e saj personale, krahasuar me tjetrin.

Si përfundim, ky film  është një koleksion i situatave të sikletshme të një vajze të re, të pakjartë me veten, e cila ofron shumë mundësi për t’u gjykuar, mirëpo tundimi i vërtetë është të kuptosh dhe të bashkëndjesh me të./Demokracia.com

Të ngjashme