Arte
Filmi “Mr & Mrs Smith” po rikthehet
Demokracia
16:44 | 13 Shkurt 2021

Share:

Filmi “Mr & Mr Smith”, po kthehet përsëri në ekranet tona por këtë herë me aktorë të tjerë.

Phoebe Waller-Bridge dhe Donald Glover po rinisin filmin artistik Mr. & Mrs. Smith si një seri televizive për Amazon, shkruan Demokracia.com.

Dyshja zbuloi përmes Instastory se po punonin në projektin për vitin 2022.

Në filmin me metrazh të gjatë të vitit 2005, luajtën Brad Pitt dhe Angelina Jolie si një çift i martuar që ishin spiunë rivalë. U drejtua nga Doug Liman dhe u shkrua nga Simon Kinberg.

Shfaqja, e bashkë-krijuar nga shkrimtarja dhe producentja në Atlanta, Francesca Sloane, vjen nga New Regency dhe Amazon Studios.

Donald Glover,37 vjeç, dhe Phoebe Waller-Bridge, 35 vjeçe, kanë bashkëpunuar më herët në filmin “Solo- A Star Wars Story”. /Demokracia.com/

Të ngjashme