Arte
Fillon Festivali i Filmit në Kanë, filmi kosovar “Pa vend” pjesë e garës
Demokracia
15:38 | 05 Korrik 2021

Share:

Festivali i Filmit në Kanë ditën e nesërme do të hapë dyert për edicionin e 74-të, pas më shumë se një vit i shtyrë nga pandemia.

Festivali i vitit të kaluar, si shumë evente të tjera,  fillimisht u shty, pastaj u anulua dhe në vend të kësaj “Palais des Festivals” që pret pjesën më të madhe të veprimtarisë dy javore rreth prodhimtarisë së filmave ishte e mbushur me shtretër spitalorë në muajt e parë të pandemisë teksa nga fillimi i këtij viti u kthye në qendër vaksinimi, shkruan AP, transmeton Demokracia.com

Ky festival do të jetë i pari nga festivalet e mëdhenjë  të filmit që provon një edicion të plotë që nga fillimi i pandemisë teksa nga të pranishmit kërkohet që të jenë të vaksinuar kundër COVID-19 ose të kenë test negativ.

Kosova është pjesë e garës për “Palmën e Artë” në festivalin prestigjioz të Kanës me filmin “Pa Vend”.

Filmi “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda sjell rrëfimin e klubit të ping pongut nga Prizreni ‘Lidhja e Prizrenit’, duke sjellë ngjarjen në kontekstin e situatës aktuale dhe “Pa vend” tregon përpjekjet e dy protagonistëve të udhëhequr nga trajneri i tyre që të mbajnë sportin e ping pongut gjallë.

Kujtojmë se xhirimet e këtij filmi kanë filluar në muajin shtator të vitit të kaluar dhe është filmi i dytë nga Kosova që arriti këtë sukses./Demokracia.com

Të ngjashme