Arte
Filharmonia e Kosovës do të mbajë koncert në Prishtinë
Demokracia
19:04 | 29 Mars 2021

Share:

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të mbaj koncert të premtën në Sallën e Kuqe në Prishtinë.

Në njoftim theksohet se rezervimet janë të domosdoshme për shkak të pandemisë Covid.

Po sjellim për ju njoftimin e plotë:

Filharmonia e Kosovës ka kënaqësinë të prezantojë koncertin e radhës në kuadër të sezonit 2020/2021. Orkestra harkore e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë koncert më 2 prill 2021 (E premte) prej orës 19:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Për të rezervuar ulësen tuaj shkruani e-mail në [email protected] me titull / Rezervim 02.04.2021 – Emri dhe mbiemri. Përmes një emaili ju mund të rezervoni vetëm dy ulëse. Përshkak të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19 bartja e maskës është e detyrueshme./ Demokracia.com

Të ngjashme