Sport
FFM-ja me “dorë të hekurt”, e dënon rëndë Shkupin pas incidentit në derbin me Shkëndijën
Demokracia
17:09 | 09 Nëntor 2022

Share:

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut e ka regjistruar me rezultat zyrtar 0:3 ndeshjen e Kupës mes Shkupit dhe Shkëndijës së Tetovës pas incidenteve të krijuara nga tifozët vendas të cilët hyrën në fushë dhe sulmuan lojtarët e klubit tetovar.

Përveç kësaj, FFM-ja ka marrë vendim që deri në një afat të pacaktuar Shkupi të zhvillojë ndeshjet e radhës 100 kilometra larg qytetit të Shkupit, njofton klubi shkupjan, përcjell Demokracia.com.

“ZYRTARE: FFM ka vendosur që klubi jonë ndeshjen në Kup ndaj Shkendijës e humb në tavolinë, si dhe ndeshjet e radhës do ti luaj 100km larg qytetit të Shkupit për një afat të pacaktuar”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Derbi shqiptar në mes Shkupit dhe Shkëndijës së Tetovës në ndeshjen e Kupës së Maqedonisë së Veriut u ndërpre për shkak të hyrjes së tifozëve vendas në fushë të cilët sulmuan futbollistët mysafirë.

Po rrjedhte minuta e tetë e ballafaqimit kur Shkëndija kaloi në avantazh, teksa pas golit, disa tifozë vendas hyrën në fushë dhe sulmuan lojtarët kundërshtarë, me ç’rast ndeshja u ndërpre, njoftuan mediat shqiptare atje./Demokracia.com/

Të ngjashme