Arte
Festivali i filmit ‘Cannes’ shtyhet përsëri
Demokracia
10:57 | 28 Janar 2021

Share:

Festivali i Filmit ‘Cannes’, i cili u anulua vitin e kaluar nga pandemia, tani po shtyn edicionin e këtij viti nga maji në korrik me shpresën për të pasur një festival si më parë.

Organizatorët e ‘Cannes’ njoftuan të Mërkurën se festivali i këtij viti tani do të zhvillohet 6-17 Korrik, rreth dy muaj pas periudhës së tij tipike. Ata po shpresojnë që koronavirusi të tërhiqet mjaftueshëm gjatë verës në mënyrë që të zhvillojnë festivalin ashtu siç duhet, shkruajnë mediat e huaja dhe transmeton Demokracia.com

Cannes, vitin e kaluar së pari e shtynë festivalin e 73-të për në qershor ose korrik para se të anulohej krejtësisht.

Këtë vit, organizatorët synojnë të kenë një festival, në një mënyrë apo në një tjetër. Asnjë detaj nuk u njoftua të mërkurën si do të duket edicioni i vitit 2021.

Gjatë pandemisë, qendra kryesore e Cannes, Palais des Festivals, është përdorur për shtretërit e spitaleve dhe, së fundmi, si një qendër vaksinimi. /Demokracia.com

Të ngjashme