Sport
Ferizaj vazhdon me përforcime, zyrtarizon portierin maqedonas
Demokracia
14:45 | 12 Janar 2023

Share:

Ferizaj e ka prezantuar transferimin e radhës në afatin kalimtar të janarit.

Bëhet fjalë për portierin maqedonas, Marko Jovanovskin, shkruan Demokracia.com.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit të Ferizajt në rrjetet sociale.

“FC Ferizaj njofton se ka arritur marrëveshje me portierin e njohur dhe me përvojë nga Maqedonia e Veriut, Marko Jovanovski”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit ferizajas.

Jovanovski vjen te Ferizaj pas aventurës së fundmi tek Akademija Pandev në Maqedoninë e Veriut.

34-vjeçari më parë ka qenë pjesë edhe e Shkëndijës së Tetovës./Demokracia.com/

Të ngjashme