Sport
Fëmija shoqërues i lojtarëve bën “shqiponjën” para kryendeshjes Inter – Bayern Munich
Demokracia
21:03 | 07 Shtator 2022

Share:

Para pak çasteve ka nisur ndeshja kryesore e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve ndërmjet Interit dhe Bayern Munichut.

Pak para fillimit të ndeshjes, kur lojtarët u renditën në fushë deri në intonimin e himnit të ligës më prestigjioze evropiane për klube, një fëmijë që shoqëronte një nga lojtarët e Interit e ka bërë me duar simbolin e “shqiponjës”, raporton Demokracia.com.

Ai është shfaqur i buzëqeshur para kamerës duke bërë simbolin e shqiptarëve me duar para miliona njerëzve që po e ndjekin këtë duel.

Inter – Bayern Munich është takimi i vlefshëm për Grupin C./Demokracia.com/

Të ngjashme