ShowBiz
Fejohet Rihanna?
Demokracia
20:05 | 22 Mars 2022

Share:

Rihanna ka ndezur thashetheme se është fejuar me të dashurin e saj, A$AP Rocky. Kjo erdhi pasi ajo kishte vendosur një unazë diamanti gjatë daljes së fundmit.

Këngëtarja, e cila është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin, ishte jashtë dhe po kryente pazare ku mori vëmendje guri i madh në gishtin e unazës.

Por, a është fejuar Riri?

Fansat nisën të spekulojnë pas publikimit të këtyre fotove.

Thuhet se unaza është një unazë Sloan Solitaire e krijuar nga Briony Raymond.

Riri tenton t’i mbajë fshehur jetën e saj private, ndaj jemi të sigurt që ylli i ‘Umbrella’ do t’i njoftojë fansat për fejesën e mundshme kur të jetë gati!

Të ngjashme