Sport
FC Ferizaj i gëzohet transferimit të Ramadanit te Lecce
Demokracia
22:17 | 04 Gusht 2023

Share:

Ylber Ramadani u zyrtarizua ditën e sotme te Lecce.

Reprezentuesi i Shqipërisë nënshkroi kontratë tre-vjeçare me klubin nga Serie A, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të katërt.

Për këtë hap të madh në karrierë të bërë nga 27-vjeçari shkroi edhe klubi i Ferizajt, aty ku Ramadani nisi karrierën.

Ferizajasit e vlerësojnë Ramadanin si krenari dhe shembull.

Postimi i plotë nga FC Ferizaj (pa ndërhyrje):

“𝐘𝐥𝐛𝐞𝐫 𝐑𝐚𝐦𝐚𝐝𝐚𝐧𝐢, 𝐤𝐫𝐞𝐧𝐚𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐬𝐡𝐭𝐞̈𝐩𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐭𝐢𝐣, 𝐅𝐂 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣𝐭

Sot ai e arriti kulminacionin, duke nënshkruar kontratë me skuadrën e njohur italiane, Lecce.

Mesfushori, që karrierën profesionale si 16 vjeçar e ka filluar në klubin tonë, nga ky edicion do të luaj në Serie A.

Kjo arritje e tij, na ka bërë krenar të gjithëve, pa dallim. Sepse ne kemi besuar në potencialin e tij, edhe atherë kur ai për nga mosha mund të luante për kadetët, por që talenti i tij, bëri që si 17 vjeçar ta fitonte vendin e padiskutueshëm të titullarit në FC Ferizaj.

Ylber Ramadani është shembulli më i mirë se vetëm me punë mund të arrihet çdo gjë në jetë.

Dikur, luante në baltën e futbollit kosovar. Kurse sot është një nga yjet e futbollit evropian.

FC Ferizaj, si shtëpia e tij e parë në rrugëtimin përplot suksese, i uron Ylberit shumë shëndet sepse tashmë suksesi është i dëshmuar sa e sa herë nga mesfushori që tash e shumë vite luan si titullar edhe në kombëtaren e Shqipërisë.

Ylber, të priftë e mbara, vazhdo të na bësh krenar!”

Të ngjashme