Lajme
Familjarët e vajzës së plagosur në Bon Vivant akuzojnë QKUK-në për mos operimin e saj, dyshohet se ka plumb në trup
Demokracia
15:29 | 05 Gusht 2023

Share:

Njëra nga të plagosurat nga të shtënat me armë zjarri mbrëmë në “Bon Vivant”, sipas familjarëve të saj nuk po merr trajtim adekuat nga mjekët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas deklarimit të familjarëve të të lënduarës, ajo nuk ka marrë mjekimin e duhur për shkak të mungesës së mjekëve.

“Ajo është e plagosur me armë zjarri por nuk është futur në operim”, kanë thënë familjarët e të plagosurës.

Paparaci ka kontaktuar edhe me mjekët në QKUK, por një gjë e tillë është mohuar nga ta.

Sipas Gani Jashanicës, drejtor i klinikës ortopedike në QKUK, ndërhyrja nuk ishte emergjente, ndërsa vet ai ishte në ekipin kujdestar dje.

“Pacienti nuk ka indikacione për ndërhyrje urgjente e emergjente”, ka thënë ai.

Një person ka mbetur i vdekur mbrëmë nga sulmi në “Bon Vivant”, ndërsa janë lënduar rreth 20 të tjerë.

Deri më tani Policia e Kosovës ka arrestuar katër të dyshuar, teksa në arrati ndodhet Dukagjin Nikollaj.

Të ngjashme