Arte
Familja Gucci është e ‘tmerruar’ nga përzgjedhja e aktorëve të filmt ‘House of Gucci’
Demokracia
22:33 | 15 Prill 2021

Share:

Anëtarët e familjes Gucci thuhet se janë ‘neveritur’ nga përzgjedhja e ekipit të aktorëve që po luajnë në filmin biografik për vrasjen e Maurizio Gucci.

Për ta thuhet të ketë qenë veçanërisht të vështirë të pranojnë përzgjedhjen e Al Pacino si Aldo Gucci, person i cili pati ndikim thelbësor në famën ndërkombëtare që mori shtëpia e modës Gucci, si dhe vendimi që Jared Leto të luajë Paolo Guccin, i cili krijoi logon ikonike, transmeton Demokracia.com

“Gjyshi im ishte një burrë shumë i bukur, si të gjithë Guccis, dhe sy shumë të gjatë, blu dhe shumë elegant”, tha Patrizia Gucci, kushërira e dytë e Maurizio.

“Ai po luhet nga Al Pacino, i cili nuk është shumë i gjatë dhe kjo foto e tregon atë si të trashë, të shkurtër, me të vërtetë i shëmtuar. Turp, sepse nuk i ngjan aspak”.

Ajo shtoi se as nuk donte të fillonte të diskutontente për foton nga prapaskenat e xhirimeve ku shfaqej një Jared Leto tullac: “E tmerrshme, e tmerrshme. Ende ndihem i ofenduar”.

Patrizia thotë se ajo është “me të vërtetë e zhgënjyer” dhe se po flet në emër të të gjithë familjes Gucci.

“Ata po vjedhin identitetin e një familjeje për të përfituar, për të rritur të ardhurat e sistemit Hollyëood”, tha ajo.

“Familja jonë ka një identitet, privatësi. Ne mund të flasim për gjithçka, por ekziston një kufi etik që nuk mund të kalohet ”.

Filmi “House of Gucci” ndjek Patrizia Reggiani dhe martesën e saj fatkeqe me Maurizio Gucci.

Maurizio, i cili u nda nga Patrizia për një grua më të re, u vra në 1998 pasi Patrizia punësoi një vrasës për ta vrarë atë.

Media italiane i referohej Reggiani si “Vejusha e Zezë” gjatë gjykimit të saj, i cili përfundoi me një dënim me 29 vjet burg.

Reggiani u la e lirë në 2016, pasi refuzoi ofertën e saj të parë të lirimit në 2011 sepse aty i kërkohej të gjente një punë.

“Unë kurrë nuk kam punuar asnjë ditë në jetën time dhe nuk kam ndërmend të filloj tani,” u tha ajo avokatëve të saj.

Vetëm kjo na siguron që ky film do të jetë një kënaqësi e pastër./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme