Auto&Tech
FaceTime vjen në Android dhe Windows
Demokracia
22:34 | 10 Qershor 2021

Share:

Apple ka vendosur të thyejë barrierat dhe aplikacioni FaceTime do të jetë në dispozicion edhe për përdoruesit që nuk kanë iPhone apo një pajisje të kompanisë Apple.

Në konferencën vjetore të zhvilluesve WWDC, Apple tha se aplikacioni FaceTime po vjen në ueb që do të thotë se përdoruesit Windows dhe Android do të mund të kenë akses.

Kompania po e shndërron aplikacionin në një aplikacion të ngjashëm me Zoom. Me FaceTime në ueb Apple sjellë takimet virtuale përmes një linku.

Apple gjithashtu foli edhe për disa përditësime që FaceTime që po sjell në iOS 15 si një pamje e re, izolimi i zërit, audio hapësinore dhe opsionin për të turbulluar sfondin.

Së fundi opsioni SharePlay bën të mundur që një grup njerëzish të shohin ose dëgjojnë të njëjtën gjë njëherazi.

Të ngjashme