Auto&Tech
Facebook planifikon të punësojë 10.000 punëtorë në BE
Demokracia
13:35 | 18 Tetor 2021

Share:

Facebook thotë se planifikon të punësojë 10.000 punëtorë në Bashkimin Evropian gjatë pesë viteve të ardhshme për të punuar në një platformë të re kompjuterike.

Kompania tha në një postim në blog të dielën se ata punëtorë me aftësi të larta do të ndihmojnë në ndërtimin e “metaverse”, një nocion futuristik për lidhjen e njerëzve në internet që përfshin realitetin virtual.

Facebook thotë se do ta bëjë ndërveprimin online “shumë më afër përvojës së bashkëveprimit personal”.

“Metaverse ka potencialin për të ndihmuar në zhbllokimin e aksesit në mundësi të reja krijuese, sociale dhe ekonomike dhe evropianët do ta formojnë atë që në fillim,” tha gjiganti i teknologjisë në blogun e tij, përcjell euronews.al. “Ky investim është një votë besimi në fuqinë e industrisë evropiane të teknologjisë dhe potencialin e talenteve evropiane të teknologjisë”, u theksua më tej në njoftim.

Çfarë është metaverse?

Termi përcakton një hapësirë kibernetike paralele me realitetin fizik, ku një bashkësi njerëzish mund të ndërveprojnë në formën e avatarëve.

Koncepti u krijua nga autori Neal Stephenson në romanin e trillimeve shkencore të vitit 1992 “Përplasja e borës”. I referohet shkrirjes së realitetit fizik, të shtuar dhe virtual në një hapësirë të përbashkët online.

Të ngjashme
Auto&Tech • 07 Maj 2024