Lajme
“Është vetëm formalitet” | Pushteti mundohet të arsyetojë zotimin e Kurtit, Osmanit e Konjufcës për themelimin e Zajednicës
Demokracia
19:24 | 23 Mars 2024

Share:

Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti i kanë dërguar një letër raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, ku janë zotuar se do t`i zbatojnë të gjitha masat që i kërkohen Kosovës, pasi të bëhemi pjesë e Këshillit të Evropës. Në këtë zotim përmendet edhe themelimi i Asociacionit, sa më shpejt që është e mundshme.

Për të arsyetuar këtë letër, që duket se u rrjedhi në publik papritmas, dolën menjëherë eksponentët e VV-së, shkruan Demokracia.com.

Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, me një postim në Facebook u mundua të krijojë “mjegull” tek qytetarët se kinse ky zotim është thjesht formalitet.

“Nëse kjo letër e tre krerëve tanë shtetërorë e publikuar në një portal kosovar është e vërtetë më lejoni të them që nuk paska asgjë të pazakonshme. Kjo është një letër standarde pa të cilën nuk do votohej raporti për anëtarësim me datë 27 mars, në Komitetin për Çështje Politike. Procedura standarde është që letra e krerëve të shtetit aspirues për anëtarësim duhet të përkushtohet për t’iu përmbajtur raportit që propozon anëtarësimin e shtetit të ri. Letra nuk është asgjë më shumë sesa nje formalitet që duhet përmbajtur, kurse pjesëve të raportit të cilave u referohet letra nuk janë pjesë e saj por referencë tek Opinioni i Raportueses Bakoyannis.  Opinioni për Kosovën e përmend megjithatë marrëveshjen bazike në tërësinë e saj, duke e përfshirë edhe nenin 7 që nënkupton një organizatë në formatin e asociacionit.
Pra, ajo pjesë e raportit i referohet tërësisë së obligimeve që rrjedhim nga marrëveshja bazike, e ku hyn njohja de facto, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, barazia sovrane, e gjithashtu edhe organizata nga neni 7.”, tha Kusari-Lila.

Nëse kjo letër e tre krerëve tanë shtetërorë e publikuar në një portal kosovar është e vërtetë më lejoni të them që nuk…

Posted by Mimoza Kusari on Saturday, March 23, 2024

ASOCIACIONI, KUSHTI I RADHËS PËR ANËTARËSIM NË KiE?

Emisari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë kishte thënë se për të përmbyllur këtë proces ka edhe dy kushte të tjera, përveç atij të përmbushur tashmë me dhënien e tokës për manastirin e Deçanit.

“Tani janë dy kushte të tjera që i kishte përmendur Këshilli i Europës dhe që po i kërkojnë disa vende europiane. Njëri ka të bëjë me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri. Dhe, tjetri është Asociacioni”, ishte shprehur Escobar. Zyrtari i Departamentit të Shtetit bëri të ditur se Amerika po heton për lidhjet e shtetit serb me sulmin në Banjskë.

ÇKA THOSHTE KURTI NË OPOZITË PËR ASOCIACIONIN? 

“Kjo Qeveri po ia jep çerekun e shtetit tonë Serbisë përmes Zajednicës që na bosnjëzon…”, kishte deklaruar kryeministri Albin Kurti në protestën e mbajtur më 28 nëntor 2015.

Kundërshtimin e Asociacionit e kishte nisur në rrugë me protesta masive e të dhunshme.

Për të edhe ishte arrestuar, sikur qindra aktivistë të partisë së tij dhe qytetarë.

Madje, Albin Kurti që udhëheq Lëvizjen Vetëvendosje, e kishte identifikuar veten viteve të fundit kryesisht mbi bazën e kundërshtimit të Asociacionit.

Të ngjashme