Sport
“Është ndeshja më e rëndësishme për Kosovën” – Shoshi dhe Artis kërkojnë përkrahje për sfidën ndaj Danimarkës
Demokracia
18:38 | 04 Gusht 2023

Share:

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë nesër mbrëma njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të viteve të fundit.

“Dardanët” do të përballen me Danimarkën në kuadër të rrethit të tretë parakualifikues të Eurobasket 2025.

Të përzgjedhurit e Rami Hadar duhet të fitojnë me 7 pikë dallim ose më shumë, për të siguruar pjesëmarrjen në kualifikimet e Eurobasket.

Në prag të kësaj ndeshje, dy basketbollistët e Kosovës; Lis Shoshi dhe i natyralizuari, Dominic Artis, u bënë thirrje tifozëve që të jenë në numër sa më të madh në “Sezai Surroi”.

“Kjo është ndeshja më e rëndësishme për Kosovën. Ejani dhe na përkrahni”, u shprehen Shoshi e Artis.

Ndeshja mes Kosovës dhe Danimarkës do të luhet nesër mbrëma në palestrën e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren duke filluar nga ora 20:45.

Të ngjashme