ShowBiz
Era Istrefi publikon fotografi nga pushimet me të dashurin e ri, Amir Rrahmanin
Demokracia
20:11 | 14 Gusht 2023

Share:

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, pak muaj më parë konfirmoi lidhjen e saj të re e futbollistin Amir Rrahmani.

Dyshja duket se kalojnë shumë mirë në krahët e njëri-tjetrit, gjersa së fundmi kanë qenë edhe në pushime së bashku.

Këngëtarja e hitit “Bonbon” ishte ajo e cila ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga pushimet luksoze me të dashurin.

Imazhet përfshijnë poza të saj me bikini, teksa vë në pah figurën e saj të tonifikuar të trupit.

Në një fotografi tjetër, Era shfaq një pije freskuese e cila mbahet në duar nga Amiri, të cilit mundohet të mos ia zbulojë identitetin, teksa ia shfaq vetëm trupin.

Era përndryshe edhe këtë sezon veror ka qenë mjaft aktive në muzikë, duke u angazhuar në mbrëmje muzikore të ndryshme.

Të ngjashme