ShowBiz
Enver Petrovci pjesë e filmit propagandistik serb kundër Kosovës “Konsulli rus”, prodhim i vitit 2024
Demokracia
14:24 | 27 Mars 2024

Share:

Aktori Enver Petrovci është pjesë e filmit më të ri serb të titulluar ‘Konsulli Rus’, shkruan Gazeta Metro.

Filmi ‘Konsulli Rus’, është prodhim i Serbisë i vitit 2024. Në këtë film bëhet propagandë e pastër serbe, se kinse shqiptarët e Kosovës kanë dëbuar serbët nga Kosova dhe kanë përdorur dhunë.

“Në këtë film bëhet fjalë për një personazh, i cili është psikiatër serb, i quajtur Ilija Jugoviq, pas vdekjes së pacientit të tij në Beograd, shkon në Prizren të Kosovës, nën dënimin e Partisë, ku punësohet si mjek i përgjithshëm në një spital lokal. Atje ai takohet me profesorin e historisë Ljubo Bozhovic, të vetëshpallurin “Konsull rus”, një pacient me sa duket me probleme psikike, i cili pretendon se së shpejti “Rusia do të bëhet përsëri Rusi, dhe Kosova do të bëhet sërish serbe”. Kundër tij kthehen të fuqishëm shqiptarë vendas, separatistë të fshehur, gjithashtu anëtarë të Partisë Komuniste dhe kuadro në poste. Më i fuqishmi prej tyre, Halit Berisha, i dëbon serbët nga Kosova me presione të ndryshme mizore: ushtron dhunë ndaj fëmijëve serbë nëpër shkolla, frikëson popullatën vendase, i pengon ata të marrin kujdesin shëndetësor, ngacmon familjet, u fut atyre pasiguri dhe ankth. Pra, radha i ka ardhur Ljubo Bozovicit, të cilin Berisha po tenton ta nxjerrë nga shtëpia dhe ta largojë nga Kosova. “Konsulli rus” refuzon të shesë shtëpinë dhe përplaset me Berishën. Doktor Ilija Jugoviq qëndron nën mbrojtjen e tij…”, thuhet në sinopsisin e këtij filmi, i cili duket qartë se është i mbushur tej mase me propagandë.

Pjesë e këtij filmi pra është edhe aktori kosovar Enver Petrovci, i cili edhe shihet në foton më poshtë se është pjesë e ekipit të aktorëve kryesor.

Aktori Enver Petrovci e ka trazuar opinionin publik me gjuhën e tij kontroverse gjatë një interviste në emisionin “Show i së Premtës me Adelina Ismajlin” në RTK, ku ka fyer ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deklaratat e Petrovcit shkaktuan reagim të ashpër gjatë ditës së djeshme.

Teksa ka folur me terma superlativë për kryeministrin Albin Kurti, Petrovci me një gjuhë përçmuese tha se “këta të tjerët lufta i ka bërë”, duke shtuar se pa luftë ata do të ishin “do mësuesa, do bodyguarda”.

“Këta të tjerët i ka lind koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurrë gjë s’kishin qenë, po mos të kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa, do badigarda. Kurrë gjë s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujtë me hi. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë”, ka thënë Petrovci.

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2024