Arte
Emma Stone në rolin e Cruella de Vil
Demokracia
11:06 | 18 Shkurt 2021

Share:

Emma Stone luan rolin e keqbërëses në mënyrë perfekte në klipin paralajmërues për filmin “Cruella” të Disney.

Në kanalin zyrtar të “Disney” është publikuar pjesa e parë e klipit paralajmëruese e filmit “Cruella”, ku rolin kryesor e ka aktroja Emma Stone, shkruan Demokracia.com.

Filmi përqendrohet në një version të ri të Cruella de Vil e filmit “101 Dalmatët”, dhe Emma luan në mënyrë perfekte rolin e saj si keqbërëse.

Kritikët e filmit pohojnë se qëllimi i “Disney” është që përmes këtij projekti të arrijë suksesin e filmit “Joker” që fokusohej te karakteri negativ i filmave me Batmanin,

Së bashku me Stone do të luajnë edhe Emma Thompson, e cila luan baroneshën, Joel Fry, Paul Walter Hauser, Mark Strong dhe Emily Beecham.

“Cruella” aktualisht është planifikuar të shfaqet në kinema më 28 maj.

Projekti u njoftua për herë të parë në vitin 2013. /Demokracia.com/

https://www.instagram.com/p/B1jn2ATnYsW/?utm_source=ig_web_copy_link

Të ngjashme