Lajme
EKSKLUZIVE | Votimi për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të veriut mbahet më 21 ose 28 prill
Demokracia
21:26 | 06 Mars 2024

Share:

Të premten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë rezultatin zyrtar për përfundimin e procesit të verifikimit të nënshkrimeve nga peticioni i organizuar në katër komunat e veriut të Kosovës (Zveçan, Lepoqviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut).

Demokracia.com mëson se në të gjitha këto komuna është grumbulluar numri i nevojshëm i nënshkrimeve. Në secilën nga këto komuna peticionin e kanë nënshkruar së paku 20% e qytetarëve me të drejtë vote dhe kjo do të pasojë hapin e radhës – organizimin e votimit.

Ky proces votimi për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në komunat veriore do të mbahet më 21 ose 28 prill, mëson ekskluzivisht Demoracia.com.

Këto janë dy datat që po diskutohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe sipas burimeve të Demokracia.com kjo do të vendoset së shpejti nga ky institucion.

Vetëm nëse shumica e votuesve të regjistruar votojnë për largimin e kryetarit, mund të shpallen zgjedhjet e reja për kryetar komune.

Sipas listës së përafërt të votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në komunën e Leposaviqit është 13,441 votues, në Zubin Potok 1,347 votues, në Mitrovicën e Veriut 18,199 votues dhe në Zveçan është 7,052 votues. / Demokracia.com /

Lexo më shumë për temën e peticionit:

Çka po fsheh Presidentja? | Osmani refuzon të shpallë datën dhe të mos tregojë a është sipas Kushtetutës rruga e hapur për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të veriut?

Konfirmohet raportimi i Demokracia.com | Presidentja refuzon t’i shpallë zgjedhjet për largimin e kryetarëve të veriut, e hedh përgjegjësinë te KQZ-ja

Ambasadat të shqetësuara me Osmanin dhe Kurtin që po e detyrojnë KQZ-në ta mbajë fshehur rezultatin e verifikimit të peticionit në veri

Të ngjashme