Sport
Ekskluzive: Agim Zeka dhe Eglant Haxho, dy largimet e radhës të FC Prishtinës
Demokracia
15:28 | 29 Qershor 2022

Share:

Sulmuesi Agim Zeka dhe portieri Eglant Haxho nuk do të jenë më pjesë e Prishtinës.

Demokracia.com merr vesh ekskluzivisht se dyshja do të largohen nga kryeqyteti.

Njoftimi nga klubi më i madh i futbollit kosovar do të bëhet i ditur së shpejti.

Sulmuesi i krahut, Agim Zeka iu bashkua ish-kampionëve të vendit në janar të këtij viti kur kaloi nga Drita.

AGIM ZEKA

Ndërkohë, “gardiani” shqiptar, Eglant Haxho është pjesë e Prishtinës që nga viti 2019.

EGLANT HAXHO

Dyshja nuk janë në planet e trajnerit të mirënjohur, Ismet Munishi për edicionin e ri./Demokracia.com/

Të ngjashme