ShowBiz
Einxhel publikon një moment intim me Dagzin
Demokracia
21:36 | 01 Gusht 2022

Share:

Moderatorja Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të komentuara nga publiku.

Që pas mbarimit të “BBVIP” ndjekësit kanë shprehur dyshimet se marrëdhënia e tyre nuk do të zgjasë për shumë kohë dhe se është thjesht për lojë.

Einxhel është mjaftë aktive në Instagram ku publikon momente nga jeta e saj private.

 

Së fundmi ajo ka publikuar në Instastory një imazh në shtrat me DJ Dagz, të cilit shihet duke ia ledhatuar fytyrën.

“Mëngjeset e mia të preferuara”, shkroi duke treguar që po ndihet fortë e lumtur.

Të ngjashme