Lajme
Edhe një mashtrim nga Kurti| Priftërinjtë e Manastirit të Deçanit nuk pranuan ta takonin as Thaçin sa ishte kryeministër
Demokracia
14:56 | 10 Tetor 2022

Share:

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i kishte dhënë të drejtë Manastirit të Deçanit për pronësinë e 24 hektarëve tokë dhe pyje, por ky vendim i Kushtetueses vazhdon të mbetet një problematikë e papërfunduar.

Prej vitesh, ajo endet midis pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv të Kosovës.

Është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili gjatë së dielës përsëri e ka hapur temën e Manastirit të Deçanit, shkruan Demokracia.com.

Kurti në seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, mashtroi hapur kur tha se është i vetmi kryeministër që priftërinjtë ortodoksë të këtij manastiri nuk e pranojnë në takim.

“Neve kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe disa vendime administrative për këto prona. Unë besoj se kjo çështje do të zgjidhet, mirëpo është me rëndësi që të kemi edhe dialog ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve fetare në Manastirin e Deçanit. Unë jam kryeministri i parë i Republikës i cili nuk pranohet në takim me priftërinjtë ortodoksë”, deklaroi Kurti të dielën.

Por kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi që edhe Hashim Thaçi gjatë kohës sa ka qenë kryeministër, por edhe president, nuk është pranuar në takim nga klerikët ortodoksë, të cilët njihen për gjuhën e ashpër ndaj shqiptarëve dhe politikanëve në përgjithësi.

Të vetmit që i kanë pranuar në takim janë Isa Mustafa dhe Atifete Jahjaga. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

Manastiri i Deçanit i përgjigjet Kurtit

LEXO EDHE: 

Kurti sinjalizon zgjidhje për rastin e 24 hektarëve te Manastiri i Deçanit

Të ngjashme