Lajme
Edhe Nisma dorëzoi ankesë në Supreme
Demokracia
16:38 | 27 Janar 2021

Share:

Nisma Socialdemokrate ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme pas vendimit të PZAP-it.

Gjatë së martës, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka dhënë të drejtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për moscertifikimin e kandidatëve të cilët kanë probleme me ligjin, shkruan Demokracia.com.

Një ndër partitë politike që kishte vendosur të ankohet në PZAP ndaj vendimit të KQZ-së kishte qenë edhe Nisma Socialdemokrate, pasi që ishte certifikuar si parti politike për zgjedhjet e 14 shkurtit,  mirëpo PZAP-i kishte refuzuar kërkesën për certifikimin e 12 kandidatëve për deputetë: Vesel Krasniqi, Besnik Berisha, FIlloreta Bytyçi, Valentina Alijaja, Xhafer Berisha, Aziz Thaçi, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gërdellaj, Vehbi Avdullahaj, Endrit Shala dhe Adrian Nokaj.

Ndaj këtij vendimi gjatë ditës së sotme në Gjykatën Supreme është ankuar edhe kjo parti.

Këtë e ka konfirmuar për demorkacia.com, Leotrim Berisha nga Nisma Socialdemokrate.

Theksojmë se ndaj vendimit të PZAP-it në Gjykatën Supreme është ankuar edhe Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia e Ashkalinjëve të Kosovës.

Në anën tjetër, Gjykata Supreme ka afat prej 72 orësh që t’iu kthej përgjigje të gjitha partive politike. /Demokracia.com/

Të ngjashme