Lajme
LVV-ja dorëzon ankesën në Supreme, shpreson që kjo gjykatë t’i certifikojë kandidatët e saj
Demokracia
15:42 | 27 Janar 2021

Share:

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesën e saj në Gjykatën Supreme pas vendimit të PZAP-it.

Gjatë së martës Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i ka dhënë të drejtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për moscertifikimin e kandidatëve për deputetë të cilët kanë probleme me ligjin, raporton Demokracia.com.

Ndaj këtij vendimi të PZAP-it është ankuar Lëvizja Vetëvendosje e cila para pak çastesh ka dorëzuar ankesën e saj në Gjykatën Supreme.

Zyrtari ligjor i LVV-së, Brelim Sallahu, pasi që ka dorëzuar ankesën në këtë gjykatë, ka thënë se shpreson që Supremja do t’i certifikojë të gjithë kandidatët.

“Ne kemi theksuar se Kodi Penal i Kohës, neni 440 par 4 thekson shumë qartë se dispozitat e Kodit Penal në lidhje me veprat dhe ndëshkimet i mbivendosen çdo neni, ligji dhe akteve nënligjore. Pra mbi bazën e kësaj të cilat janë shqiptuar dënime alternative kandarëve tanë për deputetë nuk prodhon asnjë pasojë juridike dhe mbi bazën e kësaj ne konsiderojmë se deputetët tanë do të certifikohen nga kjo Gjykatë duke e ditur edhe profesionalizimin që ekziston brenda Gjykatës Supreme”, deklaroi Sallahu, raporton Demorkacia.com.

Theksojmë se në Supreme po ashtu është ankuar edhe AAK-ja dhe PAK-u dhe Supremja ka afat prej 72 orësh që t’i kthejë përgjigje partive. /Demokracia.com/

Të ngjashme