Lajme
AAK-ja dorëzon në Supreme ankesën për moscertifikimin e kandidatëve
Demokracia
15:23 | 27 Janar 2021

Share:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka dorëzuar ankesën në Gjykatën Supreme pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), gjatë ditës së djeshme i ka dhënë të drejtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kështu duke moscertifikuar kandidatët të cilët kanë probleme me ligjin, raporton lajmi.net.

Ndaj këtij vendimi të PZAP-së, është ankuar partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Gjykatën Supreme.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, Kushtrim Xhemaili, zëdhënës i AAK-së.

“Po sot është dorëzuar ankesa në Gjykatën Supreme”, ka thënë shkurt Xhemaili.

Ndryshe, PZAP-i të martën ka publikuar vendimet lidhur me ankesat e partive politike për shkak të mos certifikimit nga ana e KQZ-së për zgjedhjet e 14 shkurtit. /Demorkacia.com/

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024