Sport
​Edhe 20 minuta lojë, Kosova nuk po e gjen dot golin
Demokracia
22:14 | 19 Qershor 2023

Share:

Vetëm edhe 20 minuta lojë kanë mbetur në ballafaqimin ndërmjet Bjellorusisë dhe Kosovës që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë.

Kosova po vazhdon ta kërkojë golin e epërsisë, sidomos në pjesën e dytë, por deri më tani nuk ka arritur ta realizojë atë, raporton KosovaPress.

Edon Zhegrova dhe Hekuran Kryeziu janë inkuadruar në fushë për ta freskuar fazën ofanzive, por as kjo deri më tani nuk ka funksionuar.

Ndryshe, vetëm fitorja do ta mbante shpreson e Kosovës gjallë për kualifikim në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Të ngjashme