Lajme
E zuri poshtë ashensori i lokalit ku punonte, humb jetën tragjikisht kamerieri 17-vjeçar
Demokracia
09:46 | 26 Gusht 2023
Ilustrim

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Sarandës.

Në lokalin në pronësi të 37-vjeçarit, Spiro Iljadhi është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë 17-vjeçarin, ndihmës/ kamarier në këtë lokal, për pasojë 17 vjeçari ka humbur jetën.

Policia ka arrestuar 43 vjeçarin, Lulëzim Allkushi që kishte montuar ashensorin e lokalit dhe ka shpallur në kërkim pronarin.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin 43 vjeç, banues në Sarandë si dhe shpallën në kërkim shtetasin, 37 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i 43-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 37-vjeçarit u bë pasi:

Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″, Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit 37-vjeçarit, është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin, 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” .

Të ngjashme