Arte
‘E vërteta’ me regji nga Agon Myftari do të shfaqet në Teatrin e Gjilanit
Demokracia
18:42 | 21 Mars 2021

Share:

Agon Myftari fillon punën si regjisor për shfaqjen “E vërteta”, në Teatrin e Gjilanit.

Agon Myftari është regjisori i radhës që ka filluar punën në Teatrin e Gjilanit për shfaqjen “E vërteta” (La vérité), e shkrimtarit dhe dramaturgut francez Florian Zeller.

Shfaqja do ta ketë premierën në fund të muajit prill, ku do të luajnë: Kushtrim Qerimi, Avni Shkodra, Safete Mustafa dhe Tringa Hasani, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e bënë të ditur nga vetë Teatri i Gjilanit përmes një postimi në Facebook, ku i urojnë Myftarit sukses në punën e tij.

​Agon Myftari ka bërë regjinë në më shumë se 15 produksione teatrore deri tani, dhe disa shfaqje për fëmijë. /Demokracia.com/

Të ngjashme