Lajme
“E turpshme” – Daçiqi i mllefosur e me plot vrerë kundër vendimit për pranimin e rekomandimeve për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Demokracia
13:38 | 28 Mars 2024

Share:

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, siç edhe pritej, nuk e ka pëlqyer vendimin e Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në lidhje me pranimin e rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kryediplomati serb e ka quajtur skandaloze dhe të turpshme këtë vendim, shkruan Demokracia.com

“Vendimi i Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për rekomandimin për pranimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është i turpshëm dhe skandaloz, i cili shkatërron të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Evropës sepse për herë të parë është propozuar pranimi i një territori që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe nuk është i njohur ndërkombëtarisht”, u shpreh Daçiq.

Ai pastaj u viktimizua duke thënë se vendimi kërcënon integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.

“Vendimi paraqet një tjetër dëshmi të kthimit dhe përfundimit të së drejtës ndërkombëtare”, u shpreh ai./Demokracia.com/

 

Të ngjashme