ShowBiz
E mbajti të fshehtë, Aurela Hoxha nënë për herë të parë
Demokracia
14:24 | 15 Qershor 2021

Share:

Aurela Hoxha, një nga personazhet më të njohura të showbizit thuhet se është bërë nënë për herë të parë.

Modelja e cila u largua nga Shqipëria, për të jetuar në Spanjë tash e 6 vite është në një lidhje dashurie, megjithëse asnjëherë nuk zbuloi kush është partneri i saj.

Pas muajsh thashetheme se ajo është shtatëzënë, burime të ‘Iconstyle.al” kanë konfirmuar se Aurela ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, ku sipas tyre modelja dhe partneri i saj janë bërë me djalë.

Por, dyshja ka vendosur të vazhdojë të mbajë sekret këtë gjë pasi ende nuk kanë konfirmuar e as mohuar këtë gjë.

Kujtojmë se Aurela Hoxha ka krijuar një linjë me bikini dhe ka organizuar shumë sfilata mode jashtë vendit. /Demokracia.com/

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Prill 2024