Sport
E lindur në Angli por vajza e Granit Xhakës vallëzon me këngën ‘Kuq e Zi’
Demokracia
10:12 | 19 Prill 2022

Share:

Granit Xhaka ka publikuar një video në ‘Tik Tok’ të vajzës së tij, e cila shfaqet duke kënduar e kërcyer nën ritmet e këngës ‘Kuq e Zi’ të Elvana Gjatës.

Bashkëngjitur me videon e cila ka marrë miliona shikimi, 29-vjeçaro ka shkruar edhe fjalën ‘Krenar’.

Futbollisti shqiptar i Kosovës, Granit Xhaka, edhe pse përfaqëson ngjyrat e Zvicrës, është shumë i lidhur me flamurin kuq e zi shqiptar, diçka që ai nuk e ka fshehur kurrë.

Mesa duket ai ndjenjën e partiotizmit e ka përcjellë edhe te vajza e tij, e cila ka lindur në Angli, vendin ku dhe ai luan nën radhët e ekipit të Arsenal.

Të ngjashme