Arte
Dy piktura të vjedhura të Picassos-s dhe Mondrian-it janë gjetur pas nëntë vitesh
Demokracia
09:01 | 29 Qershor 2021

Share:

Një pikturë e Pablo Picasso-s e cila u vjedh para nëntë vitesh në një galeri greke është gjetur.

Të hënën, policia në Athinë tha se “Koka e Gruas” e Picasso-s u gjet së bashku me një pikturë të vitit 1905 të artistit Piet Mondrian, informon Demokracia.com.

Të dy veprat u vodhën së bashku me një vepër të tretë gjatë një grabitje të orgranizuar në vitin 2012 në Galerinë Kombëtare të Athinës.

Reuters, njofton se sipas një zyrtari anonim të policisë, një shtetas është arrestuar për pikturat të cilat u gjetën në periferi të kryeqytetit grek.

Lajmi për gjetjen e pikturës erdhi disa muaj pasi u raportua se policia greke ende besonte se vepra arti ishte në vend.

Piktura e Picasso-s, iu dhurua Galerisë Kombëtare nga vetë artisti në vitin 1949. Ai tha se dhurata, e pikturuar një dekadë më parë, ishte në njohje të rezistencës së vendit ndaj Gjermanisë Naziste.

Zyrtarët pritet të mbajnë një konferencë shtypi rreth rikuperimit të artit të martën. /Demokracia.com/

Të ngjashme