Arte
Donald Trump jep dorëheqje nga Screen Actors Guild
Demokracia
09:20 | 05 Shkurt 2021

Share:

Donald Trump ka dhënë dorëheqje nga America’s Screen Actors Guild pasi filloi një seancë disiplinore ndaj tij, duke përmendur sulmin në Kapitol të SHBA.

“Kujt i intereson!” shkroi ish-presidenti amerikan në një letër, duke shtuar se unioni “nuk kishte bërë asgjë për mua”, transmeton Demokracia.com

“Faleminderit”, ishte përgjigjja e shkurtër e Guild.

Trump është shfaqur në një numër filmash, duke përfshirë Home Alone 2 dhe Zoolander. Ai gjithashtu drejtoi versionin amerikan të shfaqjes The Apprentice.

Muajin e kaluar, Screen Actors Guild-Federata Amerikane e Artistëve të Televizionit dhe Radios (SAG-AFTRA) tha se komiteti i tij disiplinor do të mblidhej për të vendosur se çfarë veprimesh duhet të ndërmerren në lidhje me rolin e Z. Trump në trazirat e Capitol në Ëashington DC në 6 Janar.

Pesë njerëz vdiqën dhe dhjetra u plagosën gjatë rrethimit pro-Trump në Kapitol./Demokracia.com

Të ngjashme