ShowBiz
Dokumentari ‘Framing Britney’ do të ketë një pjesë të dytë
Demokracia
13:14 | 23 Shkurt 2021

Share:

Edhe nëse nuk keni ndjekur betejat ligjore të Britney Spears për mbikqyrjen e saj, patjetër që jeni në dijeni për dokumentarin tronditës për pavarësinë e saj.

Me titull Framing Britney Spears, filmi theu rekordet e shikimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe frymëzoi disa të famshëm përfshirë Miley Cyrus, Hayley Williams dhe Khloe Kardashian, të flasin në mbështetje të Britney kur u transmetua në fillim të këtij muaji, transmeton Demokracia.com

Tani, producentët e Framing Britney Spears kanë lënë të kuptohet se do të ketë një pjesë të dytë, e cila do të përdorte pamjet e papërdorura dhe informacionet nga dokumentari origjinal.

“Kishte aq shumë material të mbetur, për të cilin nuk premtoi koha,” thotë shkrimtarja Liz Day në një intervistë të fundit me Hollyëood Reporter, duke shtuar se ajo dhe regjisorja Samantha Stark “do të dëshironin të” prodhonin një pjesë të dytë.

“Gjithashtu që kur u transmetua dokumentari, ne kemi marrë shumë informacione të reja që na interesojnë gjithashtu,” shton Day, “që ne jemi të interesuar t’i ndjekim dhe raportojmë më tej”.

Pjesërisht, kjo do të nënkuptojë thellimin e çështjes së mbikqyrjes të Spears, diçka që nuk i jepet shumë kohë në Framing Britney Spears.

Në vitin e fundit, avokatët e Spears kanë depozituar një dokument ku thuhet se ajo është “fuqimisht kundër” që babai i saj, Jamie, të veprojë si mbikqyrës i vetëm. Këtë muaj, një gjykatës mbështeti vendimin për të ndarë rolin midis Jamie Spears dhe një kompanie financiare./Demokracia.com

Të ngjashme